Direct to content
Ministry for Foreign Affairs of Finland

Si të aplikoni për vizë Schengen - Embassy of Finland, Pristina : Services : Visa

EMBASSY OF FINLAND, Pristina

Str. Perandori Justinian No. 111, Pejton
10000 Pristina, Kosovo
Tel. +381 38 737 000, E-mail: sanomat.pri@formin.fi
English | Suomi | Svenska | facebook
Font_normalFont_bigger
 

Si të aplikoni për vizë Schengen

Viza është një leje hyrje për një vizitë të shkurtër, të përkohshme prej më pak se 90 ditë. Aplikimi për vizë për Finlandë duhet të bëhet personalisht në  Qendrën e Aplikimit për Vizë. Procesi i aplikimit merr diku rreth 15 ditë nga data kur aplikoni.

Vërejtje: Pagesa për vizë duhet të bëhet në Qendrën e Aplikimit për Vizë.

Shërbimi ndaj klientit

Viza Shengen për në Finlandë

 Qendra e Aplikimit për Vizë

 Adresa: VFS Global, Rr. Pashko Vasa, nr.17 Pejton, 10000 Prishtinë, Kosovë

Faqja e internetit: http://visa.finland.eu

E-mail: info.finkosovo@vfshelpline.com

Qendra e Thirrjeve: +381 38 412 712 / +381 38 412 812

Orari i punës: E hënë – E premte 09.00-16.00

Terminet për leje-qëndrim përmes emailit: info.pri@formin.fi

Aplikoni jo më vonë se 15 ditë para udhëtimit tuaj të planifikuar. Aplikimi mund të bëhet jo më herëwt se tre (3) muaj nga data e planifikuar e udhëtimit.

Ambsada e Finlandës pranon vetëm një numër të kufizuar të aplikacioneve për vizë Shengen dhe vetëm me termin paraprak. Terminet për të aplikuar për vizë në Ambasadë duhet të rezervohen përmes Qendrës së Aplikimit për Viza.

Në rast se aplikoni në Ambasadë, pagesa bëhet vetëm përmes transferit bankar. Dëshmia e pagesës duhet të sillet me aplikacion. Pagesa duhet te bëhet në këtë llogari:

Mbajtesi i llogarise: Embassy of Finland

Numri i xhirollogarise: 1189006523000140

Banka: ProCredit Bank

Përshkrimi i pagesës: Pagesa për aplikim të vizes për (emri, mbiemri dhe numri pasaportes së aplikuesit)

Kontrollë në hyrje

Kushtet e juaja të hyrjes në Finlandë do të rivlerësohen pas mbërritjes në vend (p.sh. në aeroport). Përveç vizës tuaj, ju duhet të tregoni pasaportën ose dokument udhëtimin e vlefshëm, mund t’ju kërkohet të tregoni dokumentin e sigurimit për kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj si dhe dokumentet mbështetëse.

Ju duhet të vërtetoni se keni fonde të mjaftueshme (30 euro në ditë). Fondet duhet të jenë të mjaftueshme për qëndrimin tuaj dhe kthimin apo vazhdimin e udhëtimit. Nëse ju keni një biletë të vlefshme kthimi, vlera e saj e zvogëlon sasinë e fondeve që kërkohet të keni me vete.

Ju nuk duhet të ketë ndonjë ndalesë të hyrjes në zonën Shengen. Hyria në vend mund të ndalohet edhe në qoftë se konsiderohet se ju përbëni rrezik për rendin publik dhe sigurinë, shëndetin publik ose marrëdhëniet e Finlandës me vendet e tjera.

Për më tepër, hyrja juaj mund të refuzohet nëse ka arsye për të dyshuar se keni ndërmend për të fituar para në mënyrë të pandershme.

Ankesa kundër vendimit për refuzim të vizës

Aplikuesit të cilit i refuzohet viza nga Ambasada, atëherë mund të paraqes një ankesë (kërkesë për ndryshim të vendimit) me shkrim për vendimin që është marrë. Udhëzuesi për ankesë jipet së bashku me vendimin e refuzimit të vizës. Kjo kërkesë për ndryshim të vendimit duhet të bëhet në gjuhën finlandeze ose suedeze, brenda 30 ditëve nga data e pranimit të vendimit.

Print this page

Updated 9/22/2017


© Embassy of Finland, Pristina | About this site | Contact information